Aktualitet

Tensionohet protesta, Policia përplaset me protestuesit. Qytetari: Mos më prek me dorë, e ke marrë rrogën tënde

17 Qershor 2020, 10:03 Nga DOSJA
Tensionohet protesta, Policia përplaset me protestuesit. Qytetari: Mos

TIRANË- Tensionohet situata tek Ministria e Financave. Protestuesit e shoqatave të transportit rrugor janë përplasur me Policinë.

Efektivët kanë kërkuar që ata të shpërndaheshin, por këta të fundit nuk jzanë bindur dhe kanë debatuar.

Protestuesi: Hiqe dorën mos më prek mua.

Polici: Të lutem zhvendosu.

Protestuesi: Mos më prek, e ke marrë rrogën për vete ti, po unë çfarë të ha. Mos më prek.

Shoqata e Transportit Rrugor ka protestuar sot dhe kërkojnë që të rifillojnë punën. Ata kërkojnë heqjen e akcizës për naftën, rimburësim dhe një pagë të dytë lufte me 400 mijë Lekë. Protesta sot u shpërnda me forcë nga Policia, por shoqata është shprehur se do vijojnë sërish tubimet e tyre dhe janë gati të rrezikojnë dhe burgun.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapet transporti publik protesta e transportit shoqatat e transportit hapet transporti publik protesta e transportit shoqatat e transportit

Sondazh

Poll