Aktualitet

COVID-19 përhapet gjerësisht në institucionet shëndetësore/ Një infermere tek Gastro–Hematologjia e infektuar

17 Qershor 2020, 10:13 Nga DOSJA
COVID-19 përhapet gjerësisht në institucionet

TIRANË- Detaje kanë dalë nga rastet e reja me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të infektuarve  është edhe një infermiere, e cila punon tek reparti i Gastro-Hematologjisë në QSUT. Autoritetet shëndetësore po marrin masat që rasti të gjurmohet dhe të izolohet. Të njëjtat burime bëjnë me dije se në këtë repart ka pasur edhe më parë persona të infektuar.

 

Ndërkohë situata me COVID-19 vijon të mbetet e paqëndrueshme. Në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 50 raste të reja. Harta është zgjeruar me 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Krujë, 5 në Korçë, 4 në Durrës, nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje. Gjatë ditës së fundit janë shëruar 13 qytetarë dhe një paciente tek  Infektivi ka humbur jetën. Që nga nisja e pandemisë janë 38 jetë të humbura dhe 1722 janë konfirmuar me COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infektohet infermierja në tiranë koronavirusi ne shqiperi infektohet infermierja në tiranë koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll