Aktualitet

Aksion i fuqishëm anti-kanabis, zbarkojnë 50 forca policie dhe dy dronë në Krujë, arrestohen tre persona

17 Qershor 2020, 10:27 Nga DOSJA
Aksion i fuqishëm anti-kanabis, zbarkojnë 50 forca policie dhe dy

KRUJË– Tre persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen për për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Krujës, mësohet se në pranga janë vënë personat me iniciale B. Z., 26 vjeç dhe S. Z., 21 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesave të këtyre shtetasve janë konstatuar 3 ambiente ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa. 

Gjithashtu është arrestuar edhe personi me inicialet R. B., 31 vjeç, banues në fshatin Kameras, Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike cannabis sativa. 

Arrestimet u bënë në kuadër të një opercioni anti-kanabis që u zhvillua në Krujës, ku zbarkuan 50 forca policie dhe u krye monitorimi me dy dronë. 

Njoftimi i policisë Krujë

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Gjatë kontrollit janë angazhuar 50 forca policie dhe 2 dronë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit masiv të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe kapjen e personave përgjegjës, arrestuan në flagrancë shtetasit: B. Z., 26 vjeç dhe S. Z., 21 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesave të këtyre shtetasve janë konstatuar 3 ambiente ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu u arrestua shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në fshatin Kameras, Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona ne kruje kruje arrestohen tre persona ne kruje kruje

Sondazh

Poll