Aktualitet

MOMENTI I PËRPLASJES/ Aksident në Kavajë, plagoset efektivi i policisë, “Audi A3” bëhet copash

17 Qershor 2020, 10:40 Nga DOSJA
MOMENTI I PËRPLASJES/ Aksident në Kavajë, plagoset efektivi i

KAVAJË– Një efektiv policie me inicialet M.Xh., ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në qendër të qytetit të Kavajës, pranë Prokurorisë.

Efektivi ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij të llojit “Audi A3”, në momentin që është përplasur. Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Dosja.al, makina është bërë copash dhe i riu është lënduar.

Efektivi i policisë është transportuar për në spitalin e Durrësit, ku po mërr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Momenti i përplasjes është publikuar me video nga Report TV.

Njoftimi i policisë 

Më datë 17.06.2020, rreth orës 13:10, në Kavajë, tek vendi i quajtur “Unaza e vjetër” mjeti me drejtues M.Xh.,, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka goditur një shtyllë, për pasojë është dëmtuar dhe u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në kavajë kavaje plagoset polici aksident në kavajë kavaje plagoset polici

Sondazh

Poll