Aktualitet

Kishte mbjellë drogë në mes të pyllit, arrestohet 62-vjeçari në Berat, procedohet kryeplaku i fshatit

17 Qershor 2020, 10:23 Nga DOSJA
Kishte mbjellë drogë në mes të pyllit, arrestohet

BERAT– Policia e Beratit ka finalizuar operacionin “Goraj”, ku është arrestuar 62-vjeçari me iniciale H.Q. Uniformat blu bëjnë me dije se 62-vjeçari kishte mbjellë fidanë kanabis në një zonë të pyllëzuar. Ndërkohë, është proceduar edhe kryeplaku i fshatit Goraj, personi me iniciale R.D.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli intensiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit. Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Goraj”. Vihet në pranga një shtetas, autor i dyshuar i tentativës për kultivim të kanabisit. Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Goraj. Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Goraj”.

Në kuadër të këtij operacioni, në një zonë të pyllëzuar të hapur rishtas për të kultivuar kanabis, u kap në flagrancë dhe u arrestua për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi H .Q., 62 vjeç, lindur dhe banues në Sheqëz, Njësia Administrative Lumas. Gjatë kontrollit të ushtruar me këmbë, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuar në gota plastike fidanë kanabis dhe disa fidanë të tjerë të mbjellë në tokë.

Po në vijim të veprimeve të para hetimore u procedua në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, kryeplaku i fshatit Goraj, shtetasi R. D., pasi gjatë ushtrimit të detyrës si kryeplak i fshatit Goraj nuk ka ushtruar kontroll territori për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 62-vjeçari në berat drogë në berat arrestohet 62-vjeçari në berat drogë në berat

Sondazh

Poll