Aktualitet

Protestuesi kërkon zgjidhje: Këta se çajnë b*thën për ne, do vijojnë protestat le të rrezikojnë dhe burgun

17 Qershor 2020, 09:50 Nga DOSJA
Protestuesi kërkon zgjidhje: Këta se çajnë b*thën

TIRANË- Një prej përfaqësueve të shoqatave të transportit që ka dalë sot në protestë ka bërë me dije se nuk do ndalen. Ai tha se presin përfaqësues nga ministria të takohet me ta, por nëse takimi nuk zhvillohet ata do qëndrojnë në rrugë dhe janë gati të rrezikojnë dhe burgun.

Ne nuk do ndalemi e do vijojmë protestën, le të thotë Policia që po bëjmë tubim të paligjshëm. Pa dalë një nga Ministria e Financave të flasë me ne, nuk do ndalemi. Por këta nuk e çajnë mender b*thën për ne. Ne nuk ndalemi. Nëse rrezikojmë dhe për burg për bukën e familjes sime, le të futem në burg”, u shpreh protestuesi.

Shoqata e Transportit Rrugor ka protestuar sot dhe kërkojnë që të rifillojnë punën. Ata kërkojnë heqjen e akcizës për naftën, rimburësim dhe një pagë të dytë lufte me 400 mijë Lekë. Protesta sot u shpërnda me forcë nga Policia, por shoqata është shprehur se do vijojnë sërish tubimet e tyre dhe janë gati të rrezikojnë dhe burgun.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapet transporti publik protesta e transportit shoqata e transportit hapet transporti publik protesta e transportit shoqata e transportit

Sondazh

Poll