Aktualitet

Rrihen dy dentistet në mes të ish-Bllokut, e reja qëllon me shuplakë kolegen pas sherrit

17 Qershor 2020, 10:22 Nga DOSJA
Rrihen dy dentistet në mes të ish-Bllokut, e reja qëllon me

TIRANË– Dy vajza me profesion stomatologe janë përleshur me njëra-tjetrën në mes të rrugës. Sipas njoftimit nga Policia e Tiranës, bëhet me dije se dy personat, me inicialet E. L, dhe G. V., të dyja me profesion stomatologe, janë zënë me njëra-tjetrën.

Ngjarja, mësohet të ketë ndodhur në rrugën Ibrahim Rugova, një ditë më parë, në oborrin e Qendrës së shërbimit Mjekësor.

Sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se vajza me inicialet E. L., ka goditur me shuplakë kolegen e saj. Kjo e fundit, e ka paditur.

Njoftimi i policisë 

Më datë 16.06.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetases E. L, me profesioni stomatologe, sepse në orën 09:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, në oborrin e Qendrës së shërbimit Mjekësor, ka goditur me shuplakë në fytyrë shtetasen G. V me profesion stomatologe.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rrihen dy dentistet sherr ne ish-bllok rrihen dy dentistet sherr ne ish-bllok

Sondazh

Poll