Aktualitet

“Se mos merr ndonjë se ta ** rracën”/ Përdhunuan dhe shantazhuan me foto intime 15-vjeçaren, Gjykata dënon me 20 vite b

17 Qershor 2020, 09:38 Nga DOSJA
“Se mos merr ndonjë se ta ** rracën”/ Përdhunuan dhe

TIRANË– Risild Sina dhe Florian Picalli, dy të akuzuarit për përdhunim dhe shantazhim me foto intime ndaj 15-vjeçares janë dënuar me 20 vite burg. Dosja.al mëson se dy autorët janë dënuar me nga 15 vite burg secili, por nga gjykimi i shkurtuar kanë përfituar zbritje dhe janë dënuar me nga 10 vite burg secili.

Përpara trupit gjykues, dy të rintjë kanë pranuar krimin e bërë, por kanë shtuar më tej se nuk kanë qenë në dijeni se vajza me të cilën kishin abuzuar, ishte e mitur dhe se ajo kishte bërë gjithçka me dëshirë.

Nuk e dinim që ishte e mitur, erdhi me dëshirë,“- mësohet të kenë thënë ata.

Vendimi është dhënë pesë ditë më parë nga Gjykata.

Sipas vendimit të kësaj të fundit, adoleshentja ka deklaruar se prej disa kohësh komunikonte me Florian Picallin, i cili i ishte prezantuar me një tjetër emër. Gjatë komunikimeve, i riu i kishte kërkuar foto intime dhe vajza ia kishte dërguar. Ndërsa në datë 27 gusht të një viti më parë, kishin lënë takimin parë. 15-vjeçarja do të takohej me Picallin, por ky i fundit pak minuta para takimit e ka kërcënuar me anë të një mesazhi zanor.

Do të vij të marr me makinë se mos bën ndonjë gabim e merr ndonjë mbrapa se për zotin ta … racën ok???”- mësohet të ketë thënë i riu.

E mitura, ka shkuar e para në qendër të Tiranës. Pas disa minutash në vendin ku ishte ajo kanë mbërritur edhe dy djemtë, Floriani bashkë me Risild Sinën, i cili i ishte prezantuar si Orisi.

Pasi kanë pirë një kafe Florian Picalli ka qenë ai që i ka thënë vajzës që duhet të shkonin në hotel dhe kjo e fundit, siç rrëfen në dëshmi, ka pranuar vetëm për faktin se djali kishte fotot e saj intime dhe kishte frikë se mos ja publikonte në rrjetet sociale.

E mitura shton më tej se e pëlqente Picallin por që kishte kryer marrëdhënie intime nën presion, pasi kërcënohej se mund t’i publikonin fotot intime. Ajo tregon gjithashtu se në dhomë kishte qenë edhe Sina, me të cilin ishte detyruar gjithashtu të kryente marrëdhënie seksuale, edhe pse nuk kishte dëshirë.

Adoleshentja ka treguar se ka qenë Picalli ai që i ka thënë se duhet të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florian picalli perdhunimi i 15 vjecares ne hotel risild sina florian picalli perdhunimi i 15 vjecares ne hotel risild sina

Sondazh

Poll