Bota

Caktimi i datës për dialogun Kosovë-Serbi, këshilltari i Trump: Jam shumë i kënaqur

17 Qershor 2020, 06:16 Nga DOSJA
Caktimi i datës për dialogun Kosovë-Serbi, këshilltari i

SHBA- Këshilltari Kombëtar i Sigurisë në SHBA, Robert O’Brien, ka reaguar pas lajmit se Kosova dhe Serbia do ulen në tryezë dhe do rinisin dialogun. Në një reagim në mediat sociale, O’Brain shkruan se  ai bashkë me Richard Grenell do të presin delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Jam i kënaqur që do të presë liderët e Serbisë dhe Kosovës me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë. Shtetet e Bashkuara mezi presin këto diskutime të rëndësishme”, ka thënë ai.

Richard Grenell ka bërë të ditur se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Të dyja shtetet janë zotuar për angazhim në këto bisedime. Serbia është zotuar se do të ndalojë fushatën e cnjohjeve ndërsa Kosova nuk do të kandidojë për antarësim në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë një ditë më parë i dëguari i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak ka qenë në Kosovë dhe ka takuar liderët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dialogu kosove-serbi robert o'brien takimi kosove serbi 27 qershor dialogu kosove-serbi robert o'brien takimi kosove serbi 27 qershor

Sondazh

Poll