Aktualitet

Lëvizja për Universitetin protestë para ministrisë së Arsimit, dorëzojnë peticionin me 8 mijë firma: Duam anulim të tar

17 Qershor 2020, 09:39 Nga DOSJA
Lëvizja për Universitetin protestë para ministrisë së

TIRANË- Ditën e sotme studentët e Lëvizjes për Universitetin kanë protestuar para ministrisë së Arsimit  për anulimin e tarifës shkollore. Studentët shprehen se gjatë kësaj periudhe nuk kanë mundësi të paguajnë shkollën për shkak të pandemisë. Ata kanë theksuar se këto muaj nuk kanë bërë as mësim në shkolla. Ndërkohë ata dorëzuan edhe peticionin me 8 mijë firma në ministrinë e Arsimit.

“Kemi mbledhur 8 mijë firma për anullimin e tarifave për këtë vit akademik, peticioni ishte online dhe të gjithë studentët e kanë firmosuur, janë të gjithë universiteteve. Dorëzuam peticionin dhe më pas i mbetet ministrisë se çfarë vendimi do marrë , nëse s’marrim përgjigje ne do të protestojmë, me protesta masive si ajo e dhjetorit”, u shpreh një studente.

Arsyet sipas studentëve pse duhet të anulohet tarifa:
1. Jemi tre muaj pa punë, ne dhe prindërit
2. Mbi gjysmën e vitit akademik nuk kemi qenë në fakultete
3. Mësimi online ka qenë i paplotë dhe diskriminues
4. Kemi tarifat më të larta në rajon dhe buxhetin më të ulët
5. Jemi lodhur duke paguar shtrenjtë për gjithçka (libra, strehim, transport, ushqim, etj)

Për dorëzimin e peticionit në ambientet e brendshme të ministrisë hyri një student. Menjëherë doli nga zyra edhe zv/ ministri i Arsimit Olti Rrumbullaku i cili tha se nuk është nevojshme për një peticion. Ai nuk dha shpjegime se çfarë do të bëhet me kërkesën e studentëve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anulim i tarifës vjetore studentet ne proteste anulim i tarifës vjetore studentet ne proteste

Sondazh

Poll