Aktualitet

“Tërhiqu se do ta pësosh keq”/ Kërcënoi me mesazhe Agim Ismajlin, dënohet me 10 muaj burg Muharrem Zelija

17 Qershor 2020, 09:35 Nga DOSJA
“Tërhiqu se do ta pësosh keq”/ Kërcënoi me

TIRANË– Muharrem Zelija është dënuar me 10 muaj burg pasi u akuzua se ka kërcënuar me anë të mesazheve drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Agim Ismajlin. Dosja.al mëson se vendimi është marrë nga gjyqtarti Artan Gjermeni, i cili ka vendosur ta dënojë Zelijën me 10 muaj burg.

Muharrem Zelija u vu në pranga më datë 3 shkurt, tre muaj pasi dëergonte mesazhe kërcënuese në telefonin e Ismajlit. Në muajin nëntor të vitit 2019, në telefonin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismajli mbërriti një SMS kërcënuese.

Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh, ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote. S’keni ku të fshiheni,”- thuhej në mesazh. Pasi kishte dërguar këtë mesazh, Zelija kishte nxjerrë kartën sim nga celulari dhe e kishte hedhur. Por, telefonin e kishte mbajtur, dhe pavarësisht se kishte futur numrin e gruas së tij, IMEI e ka identifikuar.

Përmes numrit të IMEI-t të celularit, hetuesit dolën në përfundimin se personi që dërgonte këta mesazhe ishte Muharrem Zelija.

Vetë Zelija i ka mohuar akuzat edhe pse paraprakisht u dyshua se mund të ishte shtyrë nga ndonjë grup kriminal që të bëntë kërcënimin në fjalë. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismajli është kërcënuar edhe më herët. Rasti i parë është bërë nga një i dënuar në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agim ismajli muharrem zelija agim ismajli muharrem zelija

Sondazh

Poll