Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet avokati Sami Dema në Lezhë, kërkonte para që të ndikonte tek hetuesit e gjyqtarët

16 Qershor 2020, 16:24 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet avokati Sami Dema në

LEZHË– Kreu i Dhomës së Avokatisë në Lezhë, Sami Dema është arresuar ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit.

Avokati 56-vjeçar, banues në Kurbin, u arrestua nga policia lokale pasi akuzohej se u merrte para klientëve të tij me synimin që të ndikonte në vendimin e prokurorëve ose gjyqtarëve të çështjeve për lehtësim të masës së dënimit.

Hetimet për të kanë përfunduar që në vitin 2019, ndërsa GJKKO-ja kishte vendosur më 9 qershor të këtij viti masën e sigurisë “arrest në burg”. Avokati Dema akuzohet për: ”Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet dhe vihet në pranga 56-vjeçari me profesion avokat.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan punën duke bërë të mundur kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim S. D., 56 vjeç, banues në Kurbin, me profesion avokat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, më datë 09.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në vitin 2019, specialistët për Krimin Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për këtë shtetas, pasi ky shtetas, me profesion avokat, iu merrte lekë shtetasve të ndryshëm, me qëllim për të ndikuar tek prokurori apo gjyqtari, për lehtësim të masës së dënimit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avokati sami dema sami dema avokati sami dema sami dema

Sondazh

Poll