Aktualitet

PERLAT E EKSPERTIT TË MASR: Fëmijët nuk i kemi çuar në shkollë që të mësojnë por të komunikojnë, s’janë për të

16 Qershor 2020, 06:05 Nga DOSJA
PERLAT E EKSPERTIT TË MASR: Fëmijët nuk i kemi çuar

TIRANE- Në emisionin “Opinion” në mbrëmjen e sotme u diskutua çështja e provimit të maturës së Gjuhë Letërsisë, e cila ka ngjallur protesta nga ana e maturantëve. Eksperti i arsimit, prof. Asc. Pëllumb Karameta tha se ato gabime që mund ketë patur teza e provimit janë njerëzore dhe cënon të gjithë maturantët njësoj.

Në një përgjigje kthyer kritikës së akademikut Artan Fuga, profesor Karameta tha se reforma e re e arsimit ka synuar që të konvertojë lëndët në mjete dhe jo në qëllime. Sipas tij këto mjete do të ndihmojnë nxënësit të komunikojnë dhe jo të mësojnë lëndën në vetvete.

Mendon se në shkollë bëhet letërsi, mendon se në shkollë bëhet dije disiplinore dhe akoma nuk e di se e gjithë reforma e ka konvertuar lëndën, matematikën, letërsinë edhe gjuhën edhe historinë në mjet dhe jo në qëllim. Dhe u’a ka dhënë të tërë mësuesve këto mjete që ta aftësojnë të riun kur kalojnë moshën 18-vjeç të dijë të komunikojë dhe në politikën zyrtare ne tentojmë ta aftësojmë të komunikojë jo të mësojë letërsi, jo të mësojë gjuhën dhe kategoritë gjuhësore. Ato janë mjete që ndihmojnë mësuesin në bashkëpunim me stafin pedagogjik të ndihmojnë nxënësit kur të mbarojnë të dijë të komunikojë”, tha Karameta.

Marrë nga Opinion.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pëllumb karameta pëllumb karameta

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 10:36

TIRANË– Dy reperët e njohur në tregun e muzikës shqiotare si rivalë të fortë e armiq të përbetuar, Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj, janë bërë bashkë, në ku...