Aktualitet

FOTOT/ 8 mijë lekë 1 kos?! Rrjeti zien për restorantin në Llogara, pronarët duan të sqarohen: Barbona pilaf-ngrënës, hë

16 Qershor 2020, 11:23 Nga DOSJA
FOTOT/ 8 mijë lekë 1 kos?! Rrjeti zien për restorantin në

VLORË– Një faturë e një reëstoranti në Llogara ku tregon çmimet e kripura të një restoranti që e shet pilafin me 750 lekë dhe një kos 800 lekë, ka bërë që rrjeti të ‘ziejë’. Përmes postimeve nga faqet në rrjete sociale, fatura ka bërë ‘xhiron; teksa komentohet për përmbajtjen e saj.

Konkretisht, në faturë shihet që është paguar  1750 lekë, për një pilaf (750 lekë), një kos (800 lekë), një kafe (100 lekë) dhe një ujë (100 lekë).  Fatura është printuar paraditen e 14 qershorit, në restorantin që administrohet nga biznesmeni Bexhet Dervishaliaj.

Ndërkohë, vetëm dy ditë më pas, po në rrjetet scoiale, p qarkullon një koment i bërë nga familja e pronarëve të këtij restoranti.

Françeska Dervishaliaj, që për nga mbiemri, duhet të jetë e afërme e pronarëve, është munduar të sqarohet në lidhje me faturën në fjalë.

Në koment ajo shkruan se në fakt, klientët që ajo i quan ‘barbona pilaf-ngrënës’ kanë ngrënë pesë racione me pilaf me lëng, me nga 15 lekë secili, katër racione me kos me nga 200 lekë secili, dhe se për efekt kohe në faturë nuk është vënë sasia e produkteve, por vetëm çmimi në total.

Të dashur komentues dhe i dashur z.Barbon pilaf-ngrënës. Kjo është menu e restorantit por si duket pilaf-ngrënësi ka harruar që fatura ka datën dhe orën kur ka ngrënë, Sot, pilaf-ngrënësat kanë porositur oesë racione me pilaf me lëng (5*150 lekë)dhe katër racione me kos (4*200) dhe për efekt kohe në faturë nuk përcaktohet sasia por ajo çfarë ata kanë marrë në total,”- shkruhet në koment, krahas të cilit shihet edhe menuja.

Cili nga versionet të jetë i sakti? Mos ndoshta pronarët e këtij restoranti duhet të kishin bërë një sqarim më dinjitoz?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bexhet dervishaliaj fatura ne himare franceska dervishaliaj bexhet dervishaliaj fatura ne himare franceska dervishaliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 10:36

TIRANË– Dy reperët e njohur në tregun e muzikës shqiotare si rivalë të fortë e armiq të përbetuar, Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj, janë bërë bashkë, në ku...