Aktualitet

IMT bëhet gati të shembë me eksploziv banesën në Shkozë/ Familjarët ngujohen brenda shtëpisë: Shteti të na dëmshpërb

16 Qershor 2020, 11:17 Nga DOSJA
IMT bëhet gati të shembë me eksploziv banesën në

Tiranë- Ditën e sotme, IMT do të shembë me eksploziv një godinë në Shkozë, pasi aty do të kalojë “Unaza e Madhe”. Ndërkohë, familjarët nuk pranojnë shembjen e banesës derisa shteti t’i dëmshpërblejë. Anëtarët e 4 familjeve janë ngujuar brenda godinës dhe shprehen se duan paratë dhe më pas shteti t’u prishë banesat. Ata theksojnë se nuk janë kundër shembjes së objektit, por nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar për këtë prishje. Banorët shprehen se kanë certifikatë për tokën.

“S’e leshojmë shtëpinë pa marrë lekët, nuk kemi ku të mbytemi. Jemi të pajisur me certifikatë toke. Nuk jemi kundër për të prishur por të na japin paratë. Jemi katër kurorë, s’kam ku dërgoj familjarët. Nuk jam kundër ta prishin por të më japin paratë. Nëse kanë një letër zyrtare le të ma sjellin. Persona civil ka 5 vjet që na paralajmërojnë. Se lëshoj shtëpië më dhënë lekët, s’kam ku mbytem. Jam nga Hasi, ndërtesën e kemi ndërtuar në 2004. Ka 5 vjet që kam marrë dokumentat. Në Tiranë kam ardhur që në vitin 1992, kam jetuar deri në 2004 me qera në Laprakë.”, shprehet ai.

Në vendngjarje ndodhen edhe shumë forca policie, ndërkohë nga minita në minutë pritet ndërhyrja e IMT-së.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ngujohen familjarët në shkozë shembet banesa në shkozë ngujohen familjarët në shkozë shembet banesa në shkozë

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 10:36

TIRANË– Dy reperët e njohur në tregun e muzikës shqiotare si rivalë të fortë e armiq të përbetuar, Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj, janë bërë bashkë, në ku...