Aktualitet

IKMT aksion në bregdet, shemb 11 ndërtesa pa leje në Dhërmi (FOTO)

16 Qershor 2020, 10:44 Nga DOSJA
IKMT aksion në bregdet, shemb 11 ndërtesa pa leje në Dhërmi

Himarë- Vijon aksioni i IKMT-së në në bashkpunim me Policinë e Shtetit për shembjen e ndërtesave në bregdet. Së fundmi, IKMT ka shembur 11 objekte pa leje në Dhërmi. Policia bën me dije se ndaj pronarëve abuzivë janë marrë masa administrative.

Njoftimi:

IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ushtruan kontrolle në plazhe e hapësira publike në bazë të planit të masave të hartuara enkas për sezonin turistik veror. Gjatë kësaj jave është verifikuar linja e bregdetit në Dhërmi ku u konstatuan 11 ndërtime pa leje, të ngritura në kundërshtim edhe me rregullat teknike, pasi ishin vendosur në rërë.

Ndaj këtyre objekteve është ndërhyrë me mjete duke i prishur, ndërsa ndaj pronarëve abuzivë janë marrë masa administrative dhe kryer veprimet procedurale për ndërtime në kundërshtim me ligjin. IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e shkatërrimit të mjedisit qoftë përmes ndërtimeve pa leje, ashtu edhe me hedhje inertesh. Ky aksion do të shtrihet në gjithë bregdetin dhe kudo ku ka ndërtime pa leje. Policia e Shtetit dhe IKMT fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin falas 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.

Prej ditsa javësh vijon aksioni i IKMT-së në bregdet. Pak ditë më IKMT shembi 24 objekte në Velipojë. Aksioni vazhdoi pavrarësisht rezistencës së banorëve. Ndërkohë,  Voltana Ademi i dërgoi një letër Edi Ramës  ku u shpreh se pati shumë shkelje dhe u anashkalua pushteti vendor.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt aksion në bregdet shemben 11 ndërtesa në dhërmi ikmt aksion në bregdet shemben 11 ndërtesa në dhërmi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 10:36

TIRANË– Dy reperët e njohur në tregun e muzikës shqiotare si rivalë të fortë e armiq të përbetuar, Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj, janë bërë bashkë, në ku...