Aktualitet

COVID-19 prek administratën publike/ Dalin përgjigjet për punonjësit e SPAK, institucionet në Tiranë ku virusi është pë

16 Qershor 2020, 10:30 Nga DOSJA
COVID-19 prek administratën publike/ Dalin përgjigjet për

Shqipëri- 82 raste të raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Virusi po përhapet me shpejtësi të madhe në të gjitha qytetet. Ndërkohë janë infektuar edhe shumë punonjës të institucioneve publike.  Burime për Dosja.al bëjnë  me dije se ditët e fundit janë infektuar punonjës të  Ministrisë së Bujqësisë, të Postës Shqiptare, zyrave të OSHEE-së, të Ministrisë së Financave dhe të Bashkisë Tiranë.

Po kështu mësohet se të gjithë punonjësit e SPAK ka bërë tamponin, por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv. Ndërkohë që priten edhe testet serologjike, për të vërejtur nëse e kanë kaluar ose jo me parë.

Mëngjesin e sotëm Dosja.al raportoi se janë infektuar edhe shumë punonjës shëndetësor. Gjatë orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar kryeinfermierja dhe 3 infermiere të sallës operatore në pavionin e ORL-së në QSUT, 1 mjek i qendrës Shëndetësore në Sauk, 1 mjeke e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe një kryeinfermier.  Po kështu, të infektuar në kryeqytet janë edhe 9 punonjës fanonerie.

Ndërkohë ministria apelon që qytetarët të respektojnë masat dhe të kujdesen për higjienën e tyre. Sot është zgjeruar harta e të prekurve  me 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë. Numri i rasteve aktive në vend është 571 dhe që nga nisja e pandemisë janë infektuar 1672. Sakaq numri i viktimave ka shkuar në 37.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll