Aktualitet

16 Qershor 2020, 10:36 Nga DOSJA

TIRANË– Dy reperët e njohur në tregun e muzikës shqiotare si rivalë të fortë e armiq të përbetuar, Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj, janë bërë bashkë, në kuadër të një ngjarjeje të dhimbshme. Ka qenë pikërisht ekzekutimi i biznesmenit Hekuran Billa, që miqtë e thërrisnin ‘Daja Lani’, ai që ka bërë që dy këngëtarët e njohur në botën e artit si Noizy dhe Stresi, t’i harrojnë ‘diss’-et.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht pak ditë pas vrasjes së Billës, se Rajku që njihet si Noizy, e kishte pasur mik të ngushtë biznesmenin e ekzekutuar. Dosja.al  zbuloi se reperi dhe Hekuran Billa janë njohur në vitet 2002-2005 në Londër, në “street fighting”, (ndeshjet e rrugës).

Hekuran Billa, që asokohe njihej me emrin Hernand Bilali, u bë shok dhe mbështetës i fortë i Noizyt, dhe siç rrëfejnë burime të afërta të të dyve për Dosja.al, miqësia vazhdoi edhe gjatë kohës kur Billa u arrestua në Shqipëri për vrasjen që kishte kryer në Angli, ku qëlloi për vdekje, 22-vjeçarin Prel Marku.

Noizy e ka vizituar shpesh Billën në ambientet e vuajtjes së dënimit në burgun e Fushë-Krujës, megjithëse në asnjë prej rrjeteve të tij sociale nuk ka një detaj që e lidh atë me viktimën. Asnjë postim ose dedikim për miqësinë mes të dyve nuk rezulton pas vdekjes.

Dosja.al kontaktoi me reperin, por ky i fundit, nuk preferoi të fliste në lidhje me këtë ngjarje dhe prej ditësh vazhdon të heshtë.

Ndryshe nga Noizy, Stresi ka lënë një dedikim për Billën në Instastory. Përmes një fotoje ku biznesmeni i vrarë duket mjaft i qeshur, këngëtari i ka dhënë lamtumirën, personit që e konsideron si vëlla.

Shpirti i vëllait pusho i qetë, Zoti të pastë afër vetes Daxha,”– shkruan Stresi mbi foto.

Hekuran Billa u ekzekutua pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMË X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori.

Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arkimed lushaj hekuran billa rigels rajku arkimed lushaj hekuran billa rigels rajku

Sondazh

Poll