Aktualitet

Merr flakë makina në autostradë, Policia: Dyshohet nga një shkëndijë elektrike

16 Qershor 2020, 10:15 Nga DOSJA
Merr flakë makina në autostradë, Policia: Dyshohet nga një

TIRANË– Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër në autostradën Tiranë-Durrës. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se makina drejtohet nga shtetësja E.D. 42 vjeçe dhe dyshohet se ka marrë flakë pas një shkëndije elektrike. Për shkak të shkëndijës, drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen dhe për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej me të.

Sot rreth orës 11:20, në afërsi të urës së Mifolit, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip “Opel” me drejtuese shtetasen E. D., 42 vjeçe, banuese në Durrës. Paraprakisht dyshohet se automjeti ka marë flakë pas një shkëndije elektrike në kroskot.

Për shkak të shkëndijës, drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjet, shtetasja F. R, 51 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina policia tirane digjet makina policia tirane

Sondazh

Poll