Aktualitet

Arrestohet në Poloni Gentian Bleta, kreu i grupit të Dukagjinit porositi rrëmbimin e Jan Prengës

16 Qershor 2020, 10:13 Nga DOSJA
Arrestohet në Poloni Gentian Bleta, kreu i grupit të Dukagjinit

TIRANË– Arrestohet në Poloni, 5 muaj pas rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës, Gentian Bleta, i njohur edhe si Martin Bleta, ose Gentian Doçi. Burime i thanë Dosja.al se pala shqiptare ka kërkuar nga autoritetet poloneze, ekstradimin e Gentian Doçit.  Doçi, një nga të dyshuarit si porositësit e e rrëmbimit të Prengës, është një nga personat kyç të përfshirë në këtë ngjarje. Më herët, u shoqërua me forcë për të dhënë deklarimin e tij në polici edhe Nikollë Shullani, babai i Gëzim Shullanit, shokut të vëllait të Jan Prengës, (dy personazhet që vodhën kokainën në Angli). Nikollë Shullani luajti rolin e pajtuesit të gjakut mes dy familjeve, por pa sukses.

Gentian Doçi, i cili deri më tani ka ndërruar rreth 5 herë mbiemrin, akuzohet se është koka e grupit të Dukagjinit, të shpallur në kërkim për pengmarrjen e 49-vjeçarit, babai i 5 fëmijëve. Emri i Doçit u zbulua nga dëshmia që vëllai i viktimës, Anton Prenga dha në prokurori, (lexo këtu),. Prenga zbuloi se kishte pajtuar një pajtues gjaqesh për të takuar familjen Doçi. Ai kishte shkuar atje bashkë me Nikoll Shullanin, i cili kishte biseduar me Lush Doçin, që i kishte mohuar përfshirjen e të birit në këtë ngjarje. Ndërkohë që sipas të dhënave të deritanishme, rezulton se Doçi telefonoi vëllain e vogël në Angli, Astritin, të cilit i kërkoi kokainën e vjedhur, konkretisht 260 kilogram.

Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg. Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz, dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paundë, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga. Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve për shkak se ata i dolën nga fjala e dhënë se pengu nuk do të vritej.

Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur, por ende trupi nuk është gjetur. Nga grupi i Shijakut janë arrestuar: Bajram, Leonard dhe Elton Hajri, Festim Bezhdili, Olsi Turja, dhe në kërkim është Altin Hajri. Ndërsa nga grupi i Dukagjinit është vetë-dorëzuar Ardian Doçi ndërsa në kërkim janë: Gentian Doçi, Arjan Doçi, Aldo Majnishta dhe Korado Doda. Anton Prenga deponoi në prokurori të gjithë rrjedhën e ngjarjes dhe tentativat për të shpëtuar Jan Prengën, trupi i të cilit, që prej 17 janarit kur ndodhi rrëmbimi e deri më sot ende nuk është gjetur.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentian bleta rrembimi i jan prenges gentian bleta rrembimi i jan prenges

Sondazh

Poll