Aktualitet

VIDEO/ Policia kontrolle me dronë në Bovillë, nuk gjendet asnjë rrënjë kanabis

16 Qershor 2020, 10:08 Nga DOSJA
VIDEO/ Policia kontrolle me dronë në Bovillë, nuk gjendet

TIRANË- Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet me dornë. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se kontrollet janë zhvilluar në zonën rreth liqenit të Bovillës, por gjithçka ka rezultuar në rregull. Blutë e Tiranës shtojnë se kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, për të kontrolluar dhe zonat më të largëta, duke përdorur edhe flotën e dronëve.

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit duke përdorur dronë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë kontrolluan në zonën përreth liqenit të Bovillës, për identifikimin dhe goditjen e tentativave për kultivimit të kanabisit.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, për të kontrolluar dhe zonat më të largëta, duke përdorur edhe flotën e dronëve. Policia e Tiranës fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112, çdo rast të tentativës për kultivim të kanabisit, duke u garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm”, shkruan Policia.

Kontrollet me dronë kanë kohë që po bëhen, kjo për të lehtësuar punën e efektivëve. Në shumë raste është zbuluar drogë në male, por disa kontrolle kanë rezultuar dhe pa produkt. Ministri Lleshaj nga ana tjetër ka kërkuar nga policët që të kontrollojnë çdo pëllëmbë tokë dhe të shkulet çdo rrënjë që gjendet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne shqiperi policia kontrolle me drone kanabis ne shqiperi policia kontrolle me drone

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 09:14

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu ka publikuar videomesazhin e mjekut të Spitalit të Traumës, Vilson Ruçi, ku ky i fundit iu bën thirr...