Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, Policia shoqëron forcërisht pajtuesin e gjaqeve, Shullani: Erdha vetë, s’di gjë ku ë

16 Qershor 2020, 07:45 Nga DOSJA
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, Policia shoqëron

TIRANË- Nikollë Shullani, babai i Gëzim Shullanit, një ndër personat e etiketuar nga blutë dhe nga prokuroria, si pjesëmarrës në grabitjen e 260 kg kokainë, në bashkëpunim me Astrit Prengën, vëllain e e Jan Prengës, është shoqëruar me forcë nga Policia.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se me forcë me kërkesë të SPAK, Nikollë Shullanin, i cili është pajtuesi i gjaqeve, i cili ndërhyri për lirimin e Jan Prengës së rrëmbyer dhe vrarë më 17 janar të këtij viti.

Shullani ishte thirrur disa herë për të dhënë dëshminë e tij para prokurorit të çështjes dhe pasi nuk është paraqitur ky institucion ka ngarkuar Drejtorinë e Policisë Tiranë për të mundësuar shoqërimin e tij.

Përpara mediave, Shullani tha se nëse do ta dinte ku ishte kufoma e Jan Prengës, do t’ja tregonte familjes dhe se s’do ta mbante të fshehtë.  Shullani tregoi se nuk është marrë aspak me forcë dhe se madje ka pirë kafe me hetuesin, teksa shtoi se situata duket e acaruar, pasi familjes Prenga i kanë vrarë një vëlla.

Kam ardhur vetë me dëshirë, nuk jam shoqëruar me forcë. Në dëshmi më është kërkuar që të shpjegoj për familjen që kam shkuar të nxjerr oengun. Nuk më është kërkuar të vij më. Hetuesja më tha që e kreva me këtë. Më pyetën se ku kam qenë, me kë kam qenë dhe kaq sa kam shpjeguar. Nuk kam më tepër informacion se ç’kam deklaruar në media. Më tha hetuesi që a di gjë se ty të besojnë njerëzit, a di gjë se ku ëeshtë kufoma. Po ta dija ku është kufoma, të merrja ty tani e të çoja. Ku di gjë unë ku është kufoma. Unë s’kam kontaktuat fare me familjen Prenga. Ata janë në Angli dhe vazhdojnë me punët e tyre. Askush nuk i ka shqetësuar në Britaninë e Madhe. Jam i gatshëm të vij sa herë të duhem. Qëndrova nja një orë në hetuesi dhe më pas dolëm pimë kafe bashkë me hetuesin. Më thanë që ty të besojmë njerëzit dhe duhet të na tregosh. I thashë, më vjen keq për këtë që po dëgjoj, por nuk di gjë sepse do ua kisha çuar familjes. Jam përpjekur të pajtoj gjaqet por s’ka pasur rezultat. Gjendja është e acaruar, sepse u kanë mbytur vëllanë,”- tha ai.

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 dhe ende nuk ka asnjë gjurmë nga trupi i tij. Sipas Policisë autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën. Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg.

(A.B;F.M/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gezim shullani jan prenga nikolle shullani pengmarrje ne kamez gezim shullani jan prenga nikolle shullani pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 09:14

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu ka publikuar videomesazhin e mjekut të Spitalit të Traumës, Vilson Ruçi, ku ky i fundit iu bën thirr...