Produktet alternative të nikotinës nuk duhet të pengohen, për të mirën e duhanpirësve
TIRANË- Gati 600 persona morën pjesë në Forumin Global të Nikotinës (GNF), i cili u mbajt më 11 dhe 12 qershor për të dëgjuar prezantime nga 30 ekspertë mbi temën “Nikotina: shkenca, etika dhe të drejtat e njeriut”. Pjesëmarrësit ishin konsumatorë, shkencëtarë, rregullatorë, prodhues dhe shpërndarës të produkteve të nikotinës pa tym, profesionistë të shëndetit publik, analistë të politikave dhe parlamentarë, të cilët diskutuan një gamë të larmishme temash lidhur me prijen e duhanit. Forumi vjetor, i shtati deri më tani, u mbajt online në 11 dhe 12 qershor mes kërcënimit të pandemisë COVID-19 këtë vit.
Cigaret mund të kthen në një konsum të panevojshëm pasi duhanpirësit po përdorin nikotinë që nuk digjet dhe ky produkt pritet që të fitojë popullaritet 10-15 vite nga sot. Ky ishte parashikimi i guximshëm i një ekzekutivi të lartë të Philip Morris International, ndërmarrjes më të suksesshme në botë të cigareve. “Me inkurajimin dhe përkrahjen e duhur rregullatore nga shoqëria civile, përfshirë komunitetin e shëndetit publik, ne besojmë se shitja e cigareve mund të mos ndodhë më në shumë vende në 10 deri në 15 vjet,”- tha Dr. Moira Gilchrist, Zv Presidente e komunikimit strategjik dhe shkencor të PMI.
Dr Moira Gilchrist, e cila ka një diplomë në Farmaci dhe një doktoraturë në Shkencën farmaceutike, ishte një nga panelistët që diskutoi temën “Nikotina: shkenca, etika dhe të drejtat e njeriut” gjatë konferencës vjetore të organizuar nga Knoëledge Action Change Limited me qendër në Londër. Forumi hedh dritë mbi produktet për zvogëlimin e dëmit të duhanit, siç janë elektronet e cigareve, produktet e duhanit që nuk digjen, si dhe alternativa më të sigurta ndaj cigareve të djegshme. Gilchrist tha se PMI po pëson një transformim përkundër skepticizmit me të cilin përballen autoritetet shëndetësore dhe grupet e tjera.
“Ne jemi zotuar t’i zëvendësojmë cigaret me alternativa më të mira sa më shpejt të jetë e mundur. Qëllimi ynë është një e ardhme pa tym – një e ardhme në të cilën të gjithë ata të rritur duke tymosur do të kalojnë tek produktet që janë më pak të dëmshme se duhanpirja,”- tha Gilchrist e cila që prej vitit 2006 ka punuar ekskluzivisht në programet e produkteve me rrezik të zvogëluar për duhanpirjen. Në fjalën e saj ajo foli edhe për ambiciet e kompanisë në të cilën punon duke përmendur një të ardhme ndryshe që deri më tani është e vështirë që të mendohet se mund të zëvëndësojë duhanpirjen.
“Deri më sot, ne kemi bërë investime të rëndësishme dhe i kemi kushtuar më shumë se një dekadë punë me cilësi të lartë të R&D për të realizuar angazhimin tonë. Dhe ne po përparojmë me një ritëm mahnitës. Produktet pa tym paraqesin tani një pjesë të rëndësishme dhe në rritje të të ardhurave tona totale neto [RRETH 18.7 % në 2019], nga 0% që kemi pasur në vitin 2015. Sot, më shumë se dy të tretat e shpenzimeve tona tregtare [71 %] dhe pothuajse të gjitha shpenzimet tona R&D [98 %] i janë kushtuar portofolit tonë pa tym, “tha ajo.
Gilchrist tha se si rezultat i punës së tyre, rreth 10.6 milion burra dhe gra kanë ndaluar pirjen e duhanit dhe kanë kaluar në përdorimin e IQOS, të dhëna të përllogaritura që nga fundi i Marsit 2020. “Ambicia jonë është që deri në vitin 2025, të paktën 40 milionë njerëz do të kenë bërë të njëjtën gjë. Kjo do të thotë 40 milionë më pak duhanpirës në të gjithë botën.” Në fund ajo u shpreh: Alternativa më të mira ndaj cigareve ekzistojnë sot dhe ne duhet të veprojmë. Faktet flasin vetë.
Gjithashtu një kuvendim të shkurtër mbajti edhe Clive Bates, drejtor i Counterfactual, i cili u përqëndrua në arsyet përse nikotina që nuk digjet shihet me një tjetër sy nga të gjithë.
“Forma e lëngshme krijon një formë tjetër të nikotinës. Cigaret nuk do të jenë më ‘fiksim’ brenda një brezi. Megjithatë ka disa elementë që e pengojnë përparimin e kësaj teknologjie të re. Si përshembull stigmat që shkaktojnë një reagim madhor në publik. Edhe pse nikotina e lëngshme po jep efekt në sëmundjet e zemrës dhe kanceri që prek kryesisht moshën e mesme, njerëz që kanë konsumuar duhan me dekada. Por rinia është problemi. Aty është terreni i betejës. Dua të diskutoj edhe rreth mediave. Ka pasur një ndryshim në lidhje me shtrëngimin e fashës që ka tendencë për lajmet “klik-bait”. Mediat online “jetojnë” me karremin që u japin kosumatorëve të tyre duke kthyer lajmin e keq në të mirë. Pra media është kthyer një lojë morale. Produktet e që ulin dëmin për ta janë të pakuptimta dhe produktet e tjera mbulojnë reklamat e mediave për t’u pasqyruar. Unë uroj që të mund të bënim më mirë në media dhe të ndërtonim fushata më të mira,”- u shpreh ai.
Pavarësisht kontestimeve dhe dyshimeve të një produkti të ri, produktet alternative të nikotinës tani janë një realitet. Jo vetëm i vlefshëm dhe që rigjeneron para për kompanitë prodhuese por edhe për të gjithë konsumatorët që sipas shkencës kanë probabilitet të lartë të vuajnë nga sëmundje të shkaktuara nga duhanpirja.
(Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
DOKUMENTI/ Publikohen përgjigjet e sakta të testit të Matematikës
TIRANË- Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar mbrëmjen e djeshme, vetëm pak orë pas provimit përgjigjet e testit të Matematikës. Ndryshe nga...
Rritet numri i të infektuarve/ 9 raste të reja me COVID-19 në Krujë, preket e moshura në Fier, niset me urgjencë drejt Inf
Krujë-COVID-19 po përhapet sërish me shpejtësi. Dosja.al mëson se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me 9 raste të reja me COVID-19 në Krujë. Burime bëjne me...
“Boom” infektimesh në Tiranë/ Preken 4 infermierë të ORL-së në QSUT, së fundmi kishin marrë pjesë në operacione, r
TIRANË- Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar 29 persona në Tiranë. Burime për Dosja.al bëj...
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 16 qershor 2020
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë takimin e sotëm të Këshillit Politik...
Fluturimet nga Rinasi, denoncimi i gazetares: Janë hapur vetëm linjat ku nuk shkon “Air Albania”
TIRANË – Gazetarja Mirilda Tili ka denoncuar monopolin me fluturimet e “Air Albania”. Sipas saj, Shqipëria është një vend tërësisht i lirë për të fluturuar...
Grida Duma rrëfen vizitat në shtëpinë e librave, kujton apartamentin e vogël të Moikom Zeqos: E kam të paprekur në kujte
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Facebook’ kujtime nga fëmijëria e saj, të cilën e lidh me stu...
Infektime me COVID-19 edhe tek fëmijët, Pipero qetëson qytetarët: S’duhen mbyllur çerdhet për një rast pozitiv, nuk
TIRANË- Doktor Pëllumb Pipero, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, deklaroi çerdhet nuk duhen mbyllur për faktin se aty del një rast pozitiv me...
Dyshohet se po bënin gara, tre të rinjtë përfundojnë në kanal me makinë
BERAT-Tre të rinj kanë shpëtuar mrekullisht ditën e sotme në Berat. Mjeti tip “Toyota”, me të cilin udhëtonin, doli nga rruga për shkak të shpejtësisë.Ngjarja ë...
“BOOM” infektimesh tek spitali francez, rezulton pozitiv i gjithë blloku operator, kush i infektoi?
TIRANË– “Shpërthim” koronavirusi tek spitali francez në Tiranë. Mësohet se i gjithë blloku operator ka rezultuar pozitiv me COVID-19, megjithatë ende nuk d...