Aktualitet

16 Qershor 2020, 06:23 Nga DOSJA

KORÇË- Policia Kufitare në Kapshticë ka proceduar 50-vjeçarin me inciale M.V, pasi tentoi të kalonte kufirin me 32 mijë euro me vete.  Policia bën me dije se sasia e madhe e parave është gjetur në çantën e 50-vjeçarit, teksa ky i fundit po kalon kufirin në këmbë. Uniformat blu bëjnë me dije se 50-vjeçarit i është sekustruar shuma e parave.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare në Kapshticë parandaloi një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen 32.000 euro dhe procedohet penalisht poseduesi i tyre, pasi nuk i deklaroi në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim e koordinim të veprimeve me shërbimet doganore dhe ato të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në sajë të forcimit të kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Pas analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, shtetasit V. M., 50 vjeç, i cili u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë si këmbësor, iu gjetën në çantën personale 32.000 euro të padeklaruara nga ana e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, të cilët i referuan materialet hetimore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapen 32 mijë euro procedohet 50-vjeçari në kapshticë kapen 32 mijë euro procedohet 50-vjeçari në kapshticë

Sondazh

Poll