Aktualitet

DOKUMENTI/ Publikohen përgjigjet e sakta të testit të Matematikës

16 Qershor 2020, 06:19 Nga DOSJA
DOKUMENTI/ Publikohen përgjigjet e sakta të testit të

TIRANË- Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar mbrëmjen e djeshme, vetëm pak orë pas provimit përgjigjet e testit të Matematikës. Ndryshe nga testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë që u dhesh dhe protesta e studentëve për të publikuar përgjigjet e sakta këtë herë ministria ka informuar nxënësit shpejt.

Sipas ministrisë testi i publikuar është vetëm njëri nga variantet e zhvilluara në provimin e Matematikës për Maturën Shtetërore 2020, pasi të gjitha variantet kanë pyetje të njëjta, por renditja e tyre ndryshon. Më tej shtohet se në variantin e dhënë më poshtë alternativat e sakta janë të theksuara me ngjyrë të zezë.

Provimin e Matematikës e kanë zhvilluar mbi 32 mijë maturantë, të cilët u shprehën se testi ishte mesatar. Ndërkohë pas provimit maturantët zhvilluan sërish një protestë për tezën e Gjuhës Shqipe, pasi nuk ishin dakord me cilësinë e pyetjeve. Nga ana tjetër të gjithë nxënësit e klasave të 12-ta do të zhvillojnë në 18 qershor dhe provimin e lëndëve me zgjedhje.

Përgjigjet e plota të testit të Matematikës i gjeni duke klikuar KËTU

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet matura shteterore 2020 ministria e arsimit protesta e maturanteve testi i matematikes matura shteterore 2020 ministria e arsimit protesta e maturanteve testi i matematikes

Sondazh

Poll