Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve/ 9 raste të reja me COVID-19 në Krujë, preket e moshura në Fier, niset me urgjencë drejt Inf

16 Qershor 2020, 06:13 Nga DOSJA
Rritet numri i të infektuarve/ 9 raste të reja me COVID-19 në

Krujë-COVID-19 po përhapet sërish me shpejtësi. Dosja.al mëson se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me 9 raste të reja me COVID-19 në Krujë. Burime bëjne me dije se rastet e reja janë kontakte të personave të infektuar më herët.

 

Ndërkohë mësohet se ka rezultuar pozitive edhe një e moshuar nga fshati Peshtan i Madh në Fier. Kjo e fundit ishte e shtruar në spitalin e Fierit, ku aty rezultoi e infektuar. Ajo është nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv, pasi gjendja e saj shëndetësore është rënduar.

Virusi po përhapet me shpejtësi të madhe. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se janë konfirmuar 69 raste të reja.  Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID-19 dhe në total janë infektuar 1590 qytetarë. Numri i viktimave ka shkuar në 36.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll