Aktualitet

“Boom” infektimesh në Tiranë/ Preken 4 infermierë të ORL-së në QSUT, së fundmi kishin marrë pjesë në operacione, r

16 Qershor 2020, 05:45 Nga DOSJA
“Boom” infektimesh në Tiranë/ Preken 4 infermierë

TIRANË- Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar 29 persona në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kanë rezultuar të infektuar kryeinfermierja dhe 3 infermiere të sallës operatore në pavionin e ORL-së në QSUT. Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjatë ditëve të fundit në këtë sallë operatore janë kryer rreth 5 operacione të ditë. Po kështu, pozitivë kanë dalë 1 mjek i qendrës Shëndetësore në Sauk, 1 mjeke e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe një kryeinfermier. Ndërkohë kanë rezultuar pozitivë edhe 9 punonjëse fasonerie. Punonjësit e infektuar punojnë në dy fasoneri, njëra është “Klen”, e cila ndodhet në Kombinat dhe tjetra është “Fital”, e cila ndodhet në rrugën “Ali Demi”.

Sakaq në total janë hetuar 257 raste të Tiranë, nga të cilat u është marrë tamponi edhe punonjësve të 2 drejtoriuve të Postës Shqiptare. Nga 257 rastet, 25 janë referuar nga Urgjenca Kombëtare dhe 23 nga mjeku i familjes.

Gjithashtu janë identifikuar edhe 8 vatrat e virusit në kryeqytet, të cilat ndodhen në zonat: Komuna e Parisit, Sauk, NSHR, Bregu Lumit, 5 Maji, Shkoze – Lanabregas, rr. B. Alla, pallati me shigjeta, Fushe-Mezeze, Porcelan, rr. B. Zyma, rr. Karl Gega, rr. Muhamet Gjollesha, rr. Sulejman Delvina, Liqeni i Thate, Ali Demi, rr. Ndre Mjeda, Fresku, Kopshti Zoologjik, rr. Lidhja  Prizrenit, rr. Efuard Mano, Qytet Studenti, rr. Mihal Grameno, rr. Shefqet Kuka, rr. Brigada VIII, rr. Barrikadave, Garda e Republikes.

Virusi po përhapet me shpejtësi të madhe. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se janë konfirmuar 69 raste të reja.  Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID-19 dhe në total janë infektuar 1590 qytetarë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll