Shpëtoi Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm, KPK shkarkon Petrit Aliajn, i paraqiste komisionit raporte të rreme
15 Qershor 2020, 18:53Nga DOSJA
TIRANË- Gjyqatari i Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj, është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kulifikimit. Aliaj u njoh me vendimin, pas shtyrjeve të njëpasnjëshme, për shkak të 4 raporteve mjekësore që kishte paraqitur. Ai nuk u paraqit në asnjë seancë, ndërsa KPK zbuloi se gjyqtari po gënjente me raportet. Aliaj tashmë ka të drejtë t’i drejtohet Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili vendos në mënyrë përfundimtare për largimin apo qëndrimin në detyrë të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
KPK ka gjetur parregullsi të shumta në pasurinë e gjyqtarit, mes të cilëve edhe një pallat në emrin e babait të tij. Gjithashtu Komisioni konstatoi probleme në ndërtimin e një ndërtese tre katëshe me vlerë 70 mijë euro, si dhe një truall në Delvinë. Po ashtu gjyqtari nuk justifikonte shpenzimet për shkollimin e fëmijëve.
Petrit Aliaj ishte pjesë e trupës gjykuese në procesin për heqjen e burgimit të përjetshëm ndaj Dritan Dajtit. Ai është shkarkuar edhe më herë në 2004-ën nga KLD, por Gjykata e Lartë e ktheu në detyrë. Në vitin 2015, ILDKPI e kallëzoi gjyqtarin për fshehje pasurie, por KLD nuk e shkarkoi.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ZVICËR– 100 shqiptarë janë bllokuar në aeroportin e Zyrihut në Zvicër dhe nuk lejohen të nisen drejt Rinasit. Mësohet se ata kanë fluturuar nga Çika...
DURRWS– Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në Shkallnur të Durrësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima është Alban Kazanx...
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore e të moshuarit pedofil, Abaz Doku, i cili akuzohet për përdhunimin e një 15-vjeçarje. Gazetar...
DURRËS -Bashkia e Durrësit ka tentuar që të depozitojë mbetjet e qytetit në fshatin Vadardhë të Sukthit. Kjo ka bërë që banorët të ngrihen në protestë, për...
TIRANË– Prokuroria dhe Policia kanë nisur intensivisht hetimet për kapjen e autorëve të vrasjes së Hekuran Billës. Edhe pse një nga pistat kryesore është a...
TIRANË-Policia ka vijuar me kontrollet për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në kryeqytet. Si rezultat i kontrolleve, janë arrestuar 20 drejtues ...
TIRANË -Shërbimi Informativ Shtetëror ka publikuar raportin për vitin 2019, ku vë theksin sërish te korrupsioni, ekonomia dhe krimi i organizuar. Sipas rap...