Aktualitet

Me shpejtësi skëterrë dhe të dehur në timon, policia nuk fal, arrestohen 20 shoferë, hiqen edhe 139 patenta

15 Qershor 2020, 16:58 Nga DOSJA
Me shpejtësi skëterrë dhe të dehur në timon, policia

TIRANË-Policia ka vijuar me kontrollet për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në kryeqytet. Si rezultat i kontrolleve, janë arrestuar 20 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 të dehur dhe 15 pa leje drejtimi. Gjithashtu janë pezulluar 139 patenta për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe tejkalim shpejtësie. Po ashtu janë gjobitur  qindra shoferë për shkelje të ndryshme si kalim semafori me të kuqe, mosrespektim korsie apo përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

Njoftimi i policisë

Tiranë Shpejtësia dhe alkooli, në fokusin e rrugorëve të kryeqytetit. Krahas masave për kufizimin e përhapjes së infeksionit COVID-19, efektivët e Policisë Rrugore të kryeqytetit kanë vijuar kontrollet parandaluese për shkeljet që janë jo vetëm rrezik i shtuar për aksidentet rrugore, por edhe fenomen shqetësues për mbarëvajtjen e trafikut në tërësi. Patrullimet dhe kontrollet janë përqëndruar në ato segmente rrugore, si brenda dhe jashtë qytetit, të cilat janë evidentuar me risk të lartë për ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve gjatë kësaj jave janë konstatuar dhe: • Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 20 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 në gjendje të dehur dhe 15 të papajisur me leje drejtimi; • Janë pezulluar 139 leje drejtimi, nga të cilat 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 89 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 40 për shkelje të tjera të ndryshme; • Janë proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh, për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor); • Janë proceduar 225 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat; • Janë proceduar 269 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. • Janë proceduar 246 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit. #MosDrejtoMjeteNënEfektine?#RespektoKufizimineShpejtësisë
#PedaloNëPistatERezervuara?‍♀️

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll