Aktualitet

ABUZIMI i 15-vjeçares/ Abaz Doku e kishte mbushur telefonin me video erotike, ia kishin shitur të miturit me 2 mijë lekë. Dy

15 Qershor 2020, 17:47 Nga DOSJA
ABUZIMI i 15-vjeçares/ Abaz Doku e kishte mbushur telefonin me video

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore e të moshuarit pedofil, Abaz Doku, i cili akuzohet për përdhunimin e një 15-vjeçarje. Gazetari Elton Qyno ka raportuar se 65-vjeçari kishte në telefonin e tij plot 19 video erotike të të miturës, në të cilat dallohej qartë ajo që abuzohej seksualisht nga Doku dhe tre të rinjtë e tjetrë, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije. Atyre u njihen vetëm inicialet: K.P, R.O dhe F.B, pasi një prej tyre është 20 vjeç, ndërsa dy të tjerët janë të mitur.

Mësohet se dy prej videove që Doku posedonte në telefonin e tij, i ishin shitur për vetëm 2 mijë lekë nga djemtë me iniciale R.O dhe K.P. Ata kishin abuzuar me vajzën, e kishin filmuar dhe më pas videot ia kishin dorëzuar rojes së shkollës. Ky i fundit, pasi kishte “mëlçitë në qafë” kishte vendosur që të ushtronte presion ndaj 15-vjeçares që të kryente marrëdhënie edhe më të.

Nën presion të vazhdueshëm nga ai, vajza pranoi duke u abuzuar që prej muajit prill 2019 e deri në muajin Maj 2020. Por nuk mbaron këtu! Në hetim janë përfshirë edhe dy vajza të tjera që janë në vitin e parë të gjimnazit, të cilat gjithashtu dyshohet se mund të jenë abuzuar nga Doku dhe nga djem të tjerë në shkollë. Mesa duket kjo ishte skema që grupi përdorte për të presionuar të miturat, për të kryer më pas marrëdhënie me to në shtëpinë e vëllait të Abaz Dokut, e cila ishte vetëm 100 metra larg shkollës.

Edhe pse provat më inkriminuese janë mbledhur, Prokuroria ende vijon hetimet për të mësuar nëse në këtë skandal kanë qënë të përfshirë edhe mësues. Kjo pasi dyshohet se një pjesë prej tyre kanë qënë në dijeni të ndodhive, madje një prej tyre është nëna e një prej djemve të akuzuar për përdhunimin e 15-vjeçares.

Kjo ngjarje është bërë publike pak kohë më parë dhe ka shkaktuar një reagim masiv tek qytetarët. Këta të fundit organizuan edhe protesta ku kërkonin rikthimin e dënimin me vdekje. Ndërkohë Doku aktualisht ndodhet në paraburgim në pritje të vendimit për të dhe 20-vjeçarit, tjetër të akuzuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abaz doku shantazh me video intime abaz doku shantazh me video intime

Sondazh

Poll