Aktualitet

Mbyllet çerdhja nr.16 prej edukatores së infektuar me COVID-19, drejtoresha Zhaneta Beqiri e mohon: Është rast i dyshuar, so

15 Qershor 2020, 16:32 Nga DOSJA
Mbyllet çerdhja nr.16 prej edukatores së infektuar me COVID-19,

TIRANË– Drejtoresha e Kopshteve dhe çerdheve në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiri ka folur për mbylljen e çerdhes numër 16 në zonën e Tiranës së Re. Në një deklaratë për mediat nga zyra e saj, Beqiri është shprehur se në çerdhe ka një rast të dyshuar si të infektuar, duke mos e pranuar se një prej edukatoreve ka rezultuar pozitive.

Ajo është shprehur se sapo është marrë sinjali për një rast të infektuar, është dezinfektuar për herë të tretë çerdhja dhe janë njoftuar prindërit e të miturve. 

Ditën e djeshme operatori shëndetësore na ka bërë me dije që dyshohet për një rast. Kemi ndjekur të gjitha masat. Dyshohet për një rast. Menjëherë morëm masat. E dezinfektuam për herë të tretë. Gjatë ditës së sotme kemi pezulluar shërbimin për 14 ditë që gjithë stafi të hetohet për çerdhen. Do zbatojmë gjithë protokollin. Stafi do të karantinohet. Sot në çerdhe ka pasur 53 fëmijë. Ne jemi alert ndaj çdo ndryshimi të temperaturës të fëmijëve dhe stafit dhe atë e raportojmë menjëherë që të garantojmë shëndetin e tyre,”-u shpreh ajo. 

Ishte Dosja.al, ajo që raportoi se një prej edukatoreve i ishte bërë testi për koronavirus dhe kishte rezultuar pozitive. Megjithatë drejtoresha Beqiri nuk e ka pranuar këtë fakt. Megjithatë për mbylljen e çerdhes janë lajmëruar prindërit e fëmijëve, ndërsa për stafin është vendosur që të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Ndërkohë në vend rriten çdo ditë të prekurit me koronavirus. Një tjetër rekord është regjistruar sot në Shqipëri. Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar 69 persona.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cerdhja ne tirane koronavirusi ne shqiperi zhaneta beqiri cerdhja ne tirane koronavirusi ne shqiperi zhaneta beqiri

Sondazh

Poll