Aktualitet

Plehrat e Durrësit në “udhëkryq”, Bashkia tenton t’i çojë në Sukth, banorët ngrihen në protestë

15 Qershor 2020, 17:23 Nga DOSJA
Plehrat e Durrësit në “udhëkryq”, Bashkia tenton

DURRËS -Bashkia e Durrësit ka tentuar që të depozitojë mbetjet e qytetit në fshatin Vadardhë të Sukthit. Kjo ka bërë që banorët të ngrihen në protestë, për të mos lejuar depozitimin e mbetjeve në fshatin e tyre. Pre ditësh ata ruajnë fshatin, për të parandaluar kamionët me plehra.

Pak ditë më parë Bashkia Durrës shpalli emergjencën mjedisore. Shkak për këtë situatë u bë mbyllja e landfillit të Porto Romanos. Bashkisë së Durrësit iu kërkua që t’i depozitonte mbetjet në Sharrë, por për shkak të kostove të papërballueshme, u pa si opsion Manza, Sukthi dhe Gjiri i Lalzit. Banorët e këtyre zonave janë ngritur në protestë dhe shprehen se nuk do të lejojnë derdhjen e plehrave.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e sukthit ne proteste per plehrat plehrat ne durres banoret e sukthit ne proteste per plehrat plehrat ne durres

Sondazh

Poll