Aktualitet

Po udhëtonte me motor, i riu në Durrës del nga rruga dhe humb jetën

15 Qershor 2020, 17:51 Nga DOSJA
Po udhëtonte me motor, i riu në Durrës del nga rruga dhe humb

DURRWS– Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në Shkallnur të Durrësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima është Alban Kazanxhiu 31-vjeç.

Ky i fundit ka dalë nga rruga duke udhëtuar me motor. Si pasojë e përplasjes i riu ka ndërruar jetë. Pritet që grupi hetimor të përcaktojë rrethanat e aksidentit.

Informacion paraprak nga Policia:

Më datë 15.06.2020, 19:00, në Shkallnur, duke drejtuar motorrin tip “Skuter”, shtetasi A.K., 31 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

(g.sh./dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me motor ne durres aksident me motor ne durres

Sondazh

Poll