Aktualitet

Doli nga burgu për t’u bërë ‘korrier’, si e shëtiti ‘botën’ Hekuran Billa! Para se të vritej Belgjika ishte dest

15 Qershor 2020, 17:03 Nga DOSJA
Doli nga burgu për t’u bërë ‘korrier’, si e

TIRANË– Prokuroria dhe Policia kanë nisur intensivisht hetimet për kapjen e autorëve të vrasjes së Hekuran Billës. Edhe pse një nga pistat kryesore është ajo e hakmarrjes, sërish nuk përjashtohet e shkuara e 40-vjeçarit para se të arrestohej për vrasjen e Prel Markut në 2008.

Mësohet se që pas daljes nga burgu në prill të vitit 2019, Billa ka harruar zotimin se do të punonte “korrier” në studion ligjore “Duka”. Ai ka vendosur që të udhëtojë jashtë vendin, në disa shtete të ndryshme. Sipas TIMS, Billa ka lëvizur rregullisht drejt Greqisë, Blegjikës, Italisë dhe Holandës. Por destinacionet e tij më të preferuara ishin Holanda dhe Belgjika, madje nga vendi i fiundit sapo ishte kthyer para se të ekzekutohen në Tiranë.

Edhe pse ishte dënuar me burg përjetë, Billa ka shkelur edhe në tokën britanike. Ai ishte nisur nga Belgjika për në Angli dhe më pas është futur në Shqipëri nga pika kufitare e Malit të Zi më 6 qershor me makinën e tij, në të cilën u gjet i vrarë.

Pikërisht pas kthimit nga Belgjika, sipas familjarëve Billa ishte shfaqur i shqetësuar. Madje ata dyshojnë se mund të ketë qënë një femër që e ka nxjerrë në pritë. I ndjeri, sipas familjarëve ka qenë i shqetësuar javët e fundit, duke i deklaruar të motrës: “Punët nuk i kemi hiç mirë”.

Por nuk përjashtohet mundësia që Hekuran Billa të jetë ndjekur që nga Anglia për të dhënë më pas informacion për vrasësit lidhur me vendndodhjen e tij. Ndërkohë që Prokuroria shqiptare ka kërkuar informacion nga vendet që Billa kishte vizituar së fundmi, nëse ishte i përfshirë në ndonjë hetim për aktivitet kriminal. Për pyetjet e ngritura ende priten përgjigje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa hekuran billa vrasje tek komuna e parisit ekzekutohet hekuran billa hekuran billa vrasje tek komuna e parisit

Sondazh

Poll