Aktualitet

Bllokohen 100 shqiptarë në aeroportin e Zyrihut, shkak bëhet ‘Rinasi’: Kemi 8 orë këtu, s’na lënë të u

15 Qershor 2020, 18:12 Nga DOSJA
Bllokohen 100 shqiptarë në aeroportin e Zyrihut, shkak bëhet

ZVICËR– 100 shqiptarë janë bllokuar në aeroportin e Zyrihut në Zvicër dhe nuk lejohen të nisen drejt Rinasit. Mësohet se ata kanë fluturuar nga Çikago në Zyrih për të mbërritur më pas në Shqipëri.

Ndërkohë ata janë shprehur se për bllokimin e tyre janë fajtorë autoritetet e Shqipërisë, të cilat i kanë lënë të presin më shumë se 8 orë bashkë me fëmijët e tyre. 

Njëri prej tyre është shprehur se askush nuk u kishte dhënë informacion në lidhje me linjën që ata do të fluturonin rreth atdheut dhe e vetmja përgjigje që kishin marrë kishte qenë se aeroporti i Rinasit kishte problem, duke bllokuar kështu edhe fluturimin e tyre.

“Kmemi 8 orë që presim, nuk na kanë dhënë përgjigje rreth linjës që kemi udhëtimin. Na thonë që ka probleme te aeroporti i Rinasit” – ka thënë njëri prej shqiptarëve.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret ne zvicer zyrih shqiptaret ne zvicer zyrih

Sondazh

Poll