Aktualitet

Raporti i SHISH për 2019-ën: Korrupsioni ende problem në administratë dhe drejtësi, shërbimet e huaja po përdorin mediat

15 Qershor 2020, 16:46 Nga DOSJA
Raporti i SHISH për 2019-ën: Korrupsioni ende problem në

TIRANË -Shërbimi Informativ Shtetëror ka publikuar raportin për vitin 2019, ku vë theksin sërish te korrupsioni, ekonomia dhe krimi i organizuar. Sipas raportit, korrupsioni vijon të jetë i lartë në administratën publike, ndërsa sistemi i drejtësisë po tregon kujdes për të mos u ekspozuar.

 “Elementë të sistemit të drejtësisë shfaqin kujdes të shtuar për të shmangur ekspozimin dhe lidhjet me elementë të besuar me akses direkt në vetting, si dhe dëshirë për të dëshmuar performancë në proceset gjyqësore të drejtuara prej tyre, përmes formulimit të akuzave, zvarritjes së procedurave apo dhënies së vendimeve maksimale të parashikuara në ligj”, thuhet në raport.

Përsa i përket rajonit, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë të kërcënuar nga aktorët gjeopolitikë për të bllokuar proceset integruese, retorika nacionaiste dhe ekstreme, përfshirja e elitave politike në korrupsion, emigracioni i paligjshëm, qeverisja e dobët apo vështirësistë ekonomike.

Zhvillime të brendshme të brishta politike; aktivitete influencuese nga aktorë gjeopolitikë e rajonalë për të dëmtuar, ngadalësuar apo bllokuar proceset integruese euro-atlantike, retorikë nacionaliste ekstreme, përfshirja në korrupsion e elitave politike, emigracioni i paligjshëm, qeverisje e dobët dhe situatë e vështirë ekonomike, si dhe mungesa e përparimit në dialogun Kosovë Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së”, vijon raporti.

SHISH ka vënë gjithashtu theksin tek shërbimet e huaja, të cilat po përdorin mediat për manipulimin e realitetit.

Këtu ndikon edhe dukuria e lajmeve të rreme, që po përdoret gjerësisht për synime influencuese. Kanale mediatike të shkruara dhe online, media sociale po përdoren edhe për shtrembërimin dhe manipulimin e realitetit nëpërmjet mohimit, mashtrimit dhe dezinformimit, me synime të caktuara. Objektivi është të ndikojnë mbi opinionin publik, të dëmtojnë kohezionin social, përçajnë vendimmarrjet kombëtare dhe ato ndërkombëtare në raport me zhvillime të qenësishme, shënjestrojnë e denigrojnë aktorë e faktorë ndërkombëtarë në raport me qëndrimet/rekomandimet e tyre ndaj vendeve të rajonit përfshi vendin tone”, thotë raporti.

Problem sipas SHISH mbetet edhe krimi i organizuar, ku ka një kërkesë të lartë për drogë, ndërsa grupet kriminale shqiptare janë të lidhura me ato të Europës Qendrore.

Këtu mund të lexoni raportin e plotë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet raporti i shish raporti i shish

Sondazh

Poll