Aktualitet

PAMJE TË FRIKSHME! Brenda ‘arkivoleve’ metalikë, ja si i trafikonte shqiptarët drejt Anglisë shoferi rumun

15 Qershor 2020, 16:25 Nga DOSJA

BRITANI-Një 20-vjeçar është dënuar nga Gjykata e Canterbury me 30 muaj burgim për shkak se u shpall fajtor për trafikimin e dy personave me origjinë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar duke i fshehur nën dyshemenë e kamionit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se i arrestuari është Stefan-Gabriel Bucur, i cili ishte shtetas është ndaluar nga oficerët e Forcave Kufitare në hyrje të Dover Eastern Docks rreth orës 9:15 pasdite më 7 shkurt të këtij viti.

Stefan-Gabriel Bucur

Zëvendësdrejtori i Forcave Kufitare Martin Coates tha se burrat ishin në gjendje të mirë shëndetësore pavarësisht se ishin të izoluar brenda “arkivolëve”.

“Burrat ishin mbyllur në zgavër dhe dukej sikur ishin në arkivol. Oficerëve të Policisë iu desh më shumë se 20 minuta t’i nxirrnin nga aty. Për fat të mirë burrat ishin në gjendje të mirë shëndetësore”- tha ai.

Burimi:.theargus.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet stefan-gabriel bucur stefan-gabriel bucur

Sondazh

Poll