Politike

Mbledhja e Këshillit Politik/ Bylykbashi: Ramë dakord për paketën e financimit të partive, nesër sërish punë

15 Qershor 2020, 17:59 Nga DOSJA
Mbledhja e Këshillit Politik/ Bylykbashi: Ramë dakord për

TIRANË– Oerd Bylykbashi, përfaqësues i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore tha se të gjitha palët kishin gjetur dakordësi për dy nga pikat e marrëveshjes.

Sipas tij, dy pikat që ranë dakord janë identifikimi biometrik si dhe financimi i partive, ndërkohë që u shpreh se do të punohet sërish për pika të tjera në mbledhjen e nesërme.

Diskutuam identifikimin biometrik dhe financimin e partive politike. Diskutuam për të gjetur të gjitha garancitë që drafti të sigurojë që identifikimi të jetë në të gjitha qendrat zgjedhëse. Kutitë do të jenë të mbrojtura nga mbushja me vota falso. Kjo është një nga arritjet më të rëndësishme. Ramë dakord për paketën e financimit të partive. Në këtë kod kemi rënë dakord që të ketë reduktim të financimit privat. Ulëm vartësinë e partive. Nesër mblidhemi për të vazhduar me punën,”-tha Bylykbashi. 

Pas më shumë se dy orësh diskutime ka përfunduar takimi i Këshillit Politik. Palët kanë bërë me dije se janë dakordësuar në dy pika; identifikimin biometrik dhe financimin e partive politike. Nesër palët do të takohen sërish për të mbyllur edhe pikat e fundit që kanë mbetur pa u dakordësuar. Ka qënë sërish opozita ajo që ka kërkuar më shumë kohë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik oerd bylykbashi reforma zgjedhore keshilli politik oerd bylykbashi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll