Politike

Hapet ByPass-i i Fierit, Rama e inspekton me Ballukun dhe Ruçin: Brenda qershorit hapet gara për “Korridorin Blu”, transfo

15 Qershor 2020, 11:50 Nga DOSJA
Hapet ByPass-i i Fierit, Rama e inspekton me Ballukun dhe Ruçin: Brenda

FIER– Kryeministri Edi Rama ishte sot në By Pass-in e Fierit ku inspektoi rrugën e hapur tashmë.

I shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku dhe Gramoz Ruçi, Rama e cilësoi këtë punim si një investim gjigant që tashmë është në dispozicion të publikut dhe shkurton rrugën për në jug të Shqipërisë, me të paktën 30 minuta.

Ndërsa brenda muajit qershor, Rama thekson se hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjat gjurmës së “Korridorit Blu”, Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit;

Me mbylljen edhe të anëkalimit tjetër, mbyllet përfundimisht Bypass-i i Fierit dhe nga sot kjo vepër e rëndësishme është në dispozicion të publikut, me të gjitha standartet e garantuara pas rishikimit tërësor të projektit. Këtë javë nis asfaltimi në Bypass-in e Vlorës dhe hapet gara ndërkombëtare për projektin e Tunelit të Llogarasë. Brenda qershorit hapet gara për ndërtimin e aksit prej 120 km përgjat gjurmës së “Korridorit Blu”, Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë qenësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike,”– shkruan Rama krah videos.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku edi rama gramoz ruci belinda balluku edi rama gramoz ruci

Sondazh

Poll