Përçahet sërish opozita parlamentare, 7 deputetë kundër propozimit të Murrizit: Partitë të mos financohet nga shteti, du
15 Qershor 2020, 13:17Nga DOSJA
TIRANË– Shtatë subjekte të opozitës parlamentare zhvilluan sot një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit, në lidhje me reformën zgjedhore. Pas mbledhjes, ata treguan se nuk janë dakord me propozimet e bëra nga kolegët e tyre në opozitë, ku nismëtar është Myslim Murrizi, i cili kërkon lista të hapura dhe të mos ketë koalicione parazgjedhore.
Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në një deklaratë për mediat u shpreh seai dhe 6 kolegët e tjerë që janë dhe kryetarët e partive të vogla që përfaqësohen në Kuvend kërkojnë depolitizim të administratës zgjedhore dhe asnjë parti të mos financohet nga shteti.
“Kemi dhe propozimet tona. Është e dobishme të sqarojmë. Të gjithë ata deputetët e tjerë që kanë firmosur, ka përplasje mes deputetëve de kryetarët të grupeve. Kemi kontrubit real. Nuk mundet që asnjë deputet të thotë hajdeni kryetarëve të grupeve një sistem me 12 rajone.
Ne duam sistem të pastër kombëtar (I referohet mazhoritarit kombëtar). Unë si subjekt politik të marr në zgjedhje atë që meritoj. Kuptoni një gjë që, këta kanë ngritur sisteme dhe struktura pa fund. Këto janë mbingarkesa për buxhetin e shtetit. Kemi kërkuar që asnjë nga subjektet që garon të mos financohet nga shteti. Dhe depolitizim i administratës zgjedhore. 7 subjekte sot dakordësuam këto qëndrime”, u shpreh Alimadhi.
Më tej deputeti Kostaq Papa u shpreh se drafti i propozuar nga Murrizi kishte ndryshuar dhe se propozimi i tij është të jenë lista të hapura dhe kërkoi propocioanl i pastër kombëtar. “Ne jemi për lista të hapura, pjesëmarrja e emigrantëve në zgjedhje, proporcional i pastër kombëtar, administrim të depolitizuar të votës, numërim elektronik. Kahu jonë është kah opozitës dhe popullit. Kërkojmë që pragu elektoral të jetë sa më i ulët“, u shpreh Papa.
Këto deklarata të deputetëve tregojnë se opozita në Parlament vijon të jetë e përçarë dhe kërkesat e tyre janë shumë të ndryshme nga njëra tjetra. Nëse i referohemi deklaratës së Alimadhi, sistemi zgjedhor duhet të jetë mazhoritar kombëtar, ku kandidatët përballen ‘kokë më kokë’ me njëri-tjetrin dhe fiton ai që merr 51% të votave. Ndërkohë nëse i referohemi deklaratës së Papës qytetarët do duhet të zgjedhin në një liste zgjedhore me 140 kandidatë e cila do jetë e njëjtë në të gjithë vendin.
TIRANË– Ish-ministri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka ka njoftuar se e ka firmosur sot nismën e Myslym Murrizit, për reformimin e sistemit z...
TIRANË– Tre deputetë kanë firmosur propozimet e Myslym Murrizit për të hequr koalicionet parazgjedhore dhe për të patur lista të hapura në zgjedhjet e ardh...
FIER– Kryeministri Edi Rama ishte sot në By Pass-in e Fierit ku inspektoi rrugën e hapur tashmë. I shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku dhe Gramoz Ruç...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK ka dërguar për rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Apelit që riktheu në detyrë anët...
BRUKSEL- Partitë Popullor Evropiane kanë dorëzuar sot një amendament për rezolutën mbi Ballkanit Perëndimor. Sipas deklaratës së PPE-së theksohet se 15 kushtet ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar dhe sot takimet me bizneset e vogla në kryeqytet. Në një video live, Basha është shprehur se so...
TIRANË- Maturantët në të gjithë vendin janë duke zhvilluar provimin e Matematikës, por tashmë teza është publike. Në një postim në Facebook, ish-deputetja ...
TIRANË– Deputeti i Opozitës, Halit Valteri ka pozuar krah këngëtares shqiptare Dafina Zeqiri.Në foton që ka publikuar edhe vetë në profilin e tij në Facebo...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe homologët e tjerë të Ballkanit Perëndimor kanë marrë pjesë në forumin e Delfit në Greqi.Gjatë video-konferencës ësh...
Partia Socialiste nuk është pajtuar me vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku i cili disa muaj më parë, rrëzoi akuzat e prokurorisë të ngritura për kryedemokratin L...