Politike

SPAK bën rekurs në Gjykatën e Lartë për Luan Dacin

15 Qershor 2020, 10:58 Nga DOSJA
SPAK bën rekurs në Gjykatën e Lartë për Luan Dacin

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK ka dërguar për rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Apelit që riktheu në detyrë anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

Akti vjen pas vendimit të datës 5 qershor, ku Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur sot që të heqë masën e pezullimin për anëtarin e Kolegjit të Pocaçëm të Apelimit.

Më 20 maj, SPAK, (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion), pas disa muajsh hetime pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Daci është pjesë e trupës kolegjiale të Komisionit të Posaçëm të Apelimit që ka për detyrë marrjen e vendimeve përfundimtare për rrëzimin ose jo të vendimeve për gjyqtarët që skanohen në Vetting.

Ai u denoncua publikisht nga “viktima” e tij. Ishte ish-prokurorja Antoneta Sevdari që akuzoi Dacin se kishte mashtruar institucionet shqiptare. Siç provoi edhe SPAK, Luan Daci nuk u largua vetë nga sistemi, por sipas dokumenteve zyrtare ai u shkarkua në vitin 1997 për paaftësi në punën e tij.

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luan daci luan daci

Sondazh

Poll