Politike

VIDEO/ Basha takon bizneset në Tiranë: Kanë shumë probleme, bëjnë vetëm 30-40 mijë lekë xhiro në ditë

15 Qershor 2020, 09:28 Nga DOSJA
VIDEO/ Basha takon bizneset në Tiranë: Kanë shumë probleme,

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar dhe sot takimet me bizneset e vogla në kryeqytet. Në një video live, Basha është shprehur se sot është ndalur në Njësinë Administrative Nr.1 në Tiranë, ku ka biseduar me ta për hallet dhe problemet që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike. Në deklaratën e tij, Basha u shpreh se biznesi sot po përballet me shumë probleme dhe janë ndihmuar pak nga qeveria.

Problemet janë të njëjta, ku një prej tyre është prania e tatimorëve të cilët sillen rrotull dhe kërkojnë të vënë gjoba. Por ka shumë biznese që u është ulu xhiro dhe ka që e mbyllin ditën dhe pa xhiro fare, pao me 30 mijë e 40 mijë lekë që nuk del as për të  mbuluar shpenzimet. Por dhe ata që kanë marrë atë ndihmë gjatë karantinës që është e pamjaftueshme dhe të gjitha paratë që janë marrë janë shpenzuar për qera e taksa. Ka rënë shumë fuqia blerëse dhe kam parë që janë shtuar shumë listat këto kohë”, tha Basha.

Më tej ai hodhi akuza të tjera, duke thënë se Rama e ka mendjen tek oligarkët dhe ka harruar qytetarët e thjeshtë. “Kryeministri nuk e ka patur mendjen tek qytetarët, por tek oligarkët. Shikoni të dhënat nga thesari oligarkët kanë marrë para gjatë karantinës”, u shpreh kreu i opozitës. Më tej ai përsëriti edhe njëherë thirrjen se nëse vjen në pushtet do ulë taksat dhe do ndihmojë bizneset.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takon biznesin e vogel lulzim basha basha takon biznesin e vogel lulzim basha

Sondazh

Poll