Politike

Elena Xhina, Reme Lala dhe Lefter Koka firmosin propozimin e Murrizit për heqjen e koalicioneve parazgjedhore

15 Qershor 2020, 11:54 Nga DOSJA
Elena Xhina, Reme Lala dhe Lefter Koka firmosin propozimin e Murrizit për

TIRANË– Tre deputetë kanë firmosur propozimet e Myslym Murrizit për të hequr koalicionet parazgjedhore dhe për të patur lista të hapura në zgjedhjet e ardhshme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se këto propozime janë firmosur nga deputetet e PS, Elena Xhina, e cila më herët ka qenë pjesë e PDIU, Reme Lala dhe Lefter Koka, ish-ministër i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Tre votat e Xhinës, Lalës dhe Kokës janë thelbësore për opozitën e re, pasi u tërhoqën nga propozimet, Besnik Troplini, Kostaq Papa dhe Artur Roshi. Nga 29 deputetë firmëtarë, Murrizit i ngelën 26, por Partia Socialiste u kujdes që loja të vazhdojë, duke futur në radhët e “opozitës së re”, tre deputetë të tjerë. Me firmosjen e tyre, maxhoranca i ka marrë të gjitha masat për të mos lejuar koalicionet para zgjedhore. Fillimisht u përfol se ishte edhe Adnor Shameti firmëtar, por ai është tërhequr nga firmosja por jo nga qendrimi.

Kjo është një tjetër lëvizje që tregon se pas propozimit të opozitës së re për heqjen e koalicioneve fshihet Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama. Dosja.al raportoi të shtunën ekskluzivisht se ishte gruaja e ekspertit të PS, Ilir Rusmajlit, Lindita ajo që kishte hartuar draftin e opozitës së re.

Opozita parlamentare ka dorëzuar zyrtarisht në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore propozimet e saj se si duhej ndryshuar Kodi Zgjedhor. Myslym Murrizi, i mbështetur nga deputetët e tjerë opozitarë kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës në dy nene. Ata kërkojnë që në zgjedhjet e ardhshme të ketë lista të hapura dhe të mos lejohen koalicionet parazgjedhore.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adnor shameti amendamentet e murrizit elena xhina adnor shameti amendamentet e murrizit elena xhina

Sondazh

Poll