Politike

Përfundon mbledhja e KP, Gjiknuri tregon ç’ndodhi: Opozita kërkon më shumë kohë, do konsultohen me ekspertët për disa

15 Qershor 2020, 17:50 Nga DOSJA
Përfundon mbledhja e KP, Gjiknuri tregon ç’ndodhi: Opozita

TIRANË– Bashkëkryetari dhe njëkohësisht përfaqësuesi i PS-së në Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka dhënë një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Në fjalën e tij, Gjiknuri tha se gjatë takimit të sotëm nuk kishte pasur debate, duke sqaruar se kishin rënë dakord për financimin e partive, funksionimin e KQZ-së, duke shtuar se nesër do të mblidhen sërish. 

U dakordësuam për dispozitat që na kanë sjellë ekspertët. Ramë dakord për pranimin e raportit 1 me 3 të partneritetit publik dhe atij privat. Ka akoma çështje si KQZ dhe fushata zgjedhore. Nuk kemi pasur diskutime. Shpresoj që nesër ta mbyllim. Ka ende disa pika për t’u diskutuar. Ata kërkojnë më shumë kohë për t’u konsultuar me ekspertët e tyre,”– tha Gjiknuri. 

Pas më shumë se dy orësh diskutime ka përfunduar takimi i Këshillit Politik. Palët kanë bërë me dije se janë dakordësuar në dy pika; identifikimin biometrik dhe financimin e partive politike. Nesër palët do të takohen sërish për të mbyllur edhe pikat e fundit që kanë mbetur pa u dakordësuar. Ka qënë sërish opozita ajo që ka kërkuar më shumë kohë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri keshilli politik refoma zgjedhore damian gjiknuri keshilli politik refoma zgjedhore

Sondazh

Poll