Sport

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli “zbret” në fushë për Flamurtarin, takohet me Sinan Idrizin

15 Qershor 2020, 11:25 Nga DOSJA
Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli “zbret” në

VLORËFlamurtari në vuajtje konstante, sikur të mos mjaftonte rënia në një kategori më poshtë, tani financat e klubit vlonjat janë në mëshirë të fatit. Administratori i klubit, Sinan Idrizi është takuar me Dritan Lelin, mësohet se kryebashkiaku ka shkuar në ambientet e klubit dhe ka diskutuar me Idrizin për problemin e Flamurtarit.

Ky i fundit i ka kërkuar kryebashkiakut që të gjendet një zgjidhje për zhbllokimin e llogarive bankare që do të vinte nga pagesa e dy detyrimeve që klubi ka ndaj personave të tretë e që janë pronarët e shtëpive me qira.

Dritan Leli i ka shprehur administratorit Idrizi angazhimin e tij për ta zgjidhur këtë çështje, por brenda kornizës ligjore. Mbetet për t’u parë në vazhdim se cila do të jetë zgjidhja që do të ofrojë bashkia.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dritan leli flamurtari sinan idrizi dritan leli flamurtari sinan idrizi

Sondazh

Poll