Bota

Sulmohet Konsulata e Kosovës në Danimarkë, vidhet flamuri, autoritetet ‘ngrihen në këmbë’ për ta gjetur

15 Qershor 2020, 16:04 Nga DOSJA
Sulmohet Konsulata e Kosovës në Danimarkë, vidhet flamuri,

DANIMARKË– Konsulata e Kosovës në Kopenhagen të Danimarkës është sulmuar ditën e sotme nga vandalët ku dhe është vjedhur flamuri i Republikës. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila e ka dënuar ashpër sulmin ndaj kësaj konsulate.

“Objekti ku ndodhet Konsullata e Republikës së Kosovës në kryeqytetin danez është sulmuar të hënën, dhe më pas edhe është vjedhur nga vandalët flamuri i Republikës së Kosovës. Bazuar në vëzhgimin e situatës nga konsulli i Kosovës në Kopenhagë, vandalizmi ishte i organizuar, pasi dorasit kishin me vete edhe mjetet e nevojshme për të kryer vandalizimin dhe për t’iu qasur flamurit”, thuhet në njoftiminin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Konsullata e Kosovës ka njoftuar policinë daneze, ndërsa Ambasada e Republikës së Kosovës ka kërkuar që sa më shpejtë të identifikojë autorët e këtij vandalizimi duke shtuar se ata që kanë bërë këtë veprim të dalin para drejtësisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konsideron se fakti që Kosova sulmohet në prezencën e saj diplomatike, dëshmon edhe njëherë se puna e institucioneve dhe misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës është pengesë për agjendat e dikujt. Angazhimi ynë nuk do ndalojë, pavarësisht akteve të tilla vandale”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota danimarkë vidhet flamuri i kosoves danimarkë vidhet flamuri i kosoves

Sondazh

Poll