Aktualitet

Fatmira Hajdari në ‘sitën’ e Vettingut, ish-kreu i KMSH-së reagon ashpër: Ka kontribuuar që ti grabitet një nga pronat

15 Qershor 2020, 14:10 Nga DOSJA
Fatmira Hajdari në ‘sitën’ e Vettingut, ish-kreu i

TIRANË– Ish-kreu i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj ka reaguar ashpër pas seancës dëgjimore të gjyqtares së Apelit, Fatmira Hajdarit. Me anë të një statusi në Facebook, Bruçaj shkruan se në vitin 2015, Hajdari lëshoi një vendim sipas tij të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin duke i hequr një pronë KMSH-së.  “Çështja tani është në gjykatë të lartë dhe jam i bindur që dikur drejtësia do vendoset. Zonja Hajdari edhe mund ta kaloje këtë Vetingun e drejtësisë në këtë botë, por jam i bindur se në botën e përtejme do të përballët me drejtesinë absolute të Zotit. Dënimi në botën tjetër është i pashmangshëm,” –shkruan ai. 

POSTIMI I PLOTË:

Gjatë detyrës time si kryetar i KMSH jam përballuar me një nga vendimet më të padrejta nga gjyqësori shqiptar.
Fatmira Hajdari në vitin 2015, me një vendim gjyqësor absolutisht të pa drejtë, haptazi dhe në kundërshtim me ligjin dhe provat, ka kontribuuar që ti grabitet një nga pronat shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Çeshtja tani është në gjykatë të lartë dhe jam i bindur që dikur drejtësia do vendoset.

Zonja Hajdari edhe mund ta kaloje këtë Vetingun e drejtësisë në këtë botë, por jam i bindur se në botën e përtejme do të përballët me drejtesinë absolute të Zotit.

Një këshillë për të gjithë anëtarët e sistemit gjyqësor; Të kontribuosh që të vendoset drejtësia në vend konsiderohet si adhurim si një punë shumë fisnike para Zotit, por në të njëjten kohë, kur zgjedh të bësh padrejtësi me qëllim të keq, ta dini se keni bërë një nga veprimet më të urryera nga Zoti. Dënimi në botën tjetër është i pashmangshëm.

O ju që besuat, vazhimisht të jeni dëshmues të drejtë pë hir te Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (pë të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse Allahu di më mirë për ta.Mos ndiqni pra emocionin e ti shmangeni drejtësisë! “Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, Zoti është i njohur hollësisht për çka punoni”. (Kur`ani, Nisa: 135)

Gjyqtarja Hajdari doli sot para KPK-së. Gjyqtarja e Apelit të Tiranës rrezikon shkarkimin, pasi KPK ka zbuluar disa parregullësi në deklaratën e saj të pasurisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmira hajdari skënder bruçaj fatmira hajdari skënder bruçaj

Sondazh

Poll