174 punonjës të DigitAlb dorëzojnë peticionin për rrogat: Mos na bllokoni pagat, kemi familje për të mbajtur, borxhe e qi
15 Qershor 2020, 12:20Nga DOSJA
Me urdhër të Aleksandër Frangajt, qindra punonjës të kompanisë DigitAlb vijojnë të mos paguhen duke rënduar gjendjen e tyre ekonomike.
Kjo situatë, ka bërë që 174 punonjës të nënshkruajnë një peticion ku i kërkohet Frangajt që të autorizojë sekretaren e tij, Eglantina Lamaj-Administratore në DIGITALB, e cila nuk pranon të firmosë asnjë pagesë, deri në momentin që TV Klan është jashtë platformës DIGITALB, shkruan gazeta “TemA”.
Përmes këtij peticioni ata parështrojnë nevojën për të marrë pagën e tyre sipas klauzolave të kontratës së punës.
Kujtojmë këtu se TV Klan doli nga Digitalb qershorin e vitit të shkuar, për tu transferuar në një platformë tjetër konkurruese.
Nga kjo lëvizje sipas llogarive Frangaj mësohet të ketë humbur mbi 250 mijë abonentë satelitore, pra, që e marrin sinjalin përmes satelitit dhe po ashtu më shumë se 80 % të shikuesve në Kosovë.
Në vijim të denoncimit, gazeta “TemA” ka mësuar se humbja monetare e kësaj manovre amatore mendohet se i ka kushtuar Frangajt të paktën 2 milionë euro gjatë një viti.
Kjo ka bërë që ai t’i hakërrehet punonjësve të DigitAlb përmes sekretares së tij Eglantina Lamaj, e emëruar si administratore e kompanisë. (TemA)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gjashtë persona, mes tyre një gardist dhe një punonjës i një banke të nivelit të dytë kanë rënë në pranga si pjesë e një grupi grabitësish që vepro...
TIRANË- Gjyqtarja Fatmira Hajdari ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimt. Dosja.al mëson se gjyqtarja është mbrojtur nga dy avokatë, Maks Ha...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë në burg sot Franci Alimin, të riun që u kap nga kamerat e sigurisë teksa vinte tritol në lokalin ‘Jujo’, në ‘zemër’ të Ti...
TIRANË- Ministria e Kulturës ka reaguar sot për dëmtimin e kolonave të fasafës së fontanës monumentale të Apolonisë. Një një deklaratë për mediat ministra ...
TIRANË- Disa banorë të një pallati në Laprakë kanë denoncuar Bashkinë e Tiranës. Ata kanë shkruar në Dosja.al dhe thonë se po manipulohen lejet e ndërtimit...
TIRANË– Qindra maturantë janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit, menjëherë pasi kanë përfunduar edhe testin e matematikës, sikurse edhe e paralaj...
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka gjetur Fatmira Hajdarit disa shkelje në deklaratën e saj të pasurisë. Gjyqtarja gjatë mbrotjes dhe shpjegim...
DURRËS– Bashkia e Durrësit është një nga institucionet e prekura nga COVID-19. Sipas informacioneve mësohet se një tjetër punonjës i sektorit të urbanistik...
TIRANË- Ka mbërritur rasti i parë me koronavirus për ditën e sotme te Spitali Infektiv. Gazetari Erjon Skëndaj ka kapur momentin që tregon momentin kur amb...