Aktualitet

COVID-19 vijon përhapjen në Krujë, mbyllet një bankë e nivelit të dytë dhe një fasoneri

15 Qershor 2020, 12:29 Nga DOSJA
COVID-19 vijon përhapjen në Krujë, mbyllet një bankë e

KRUJË– Qyteti i Krujës është një ndër më të prekurit nga COVID-19. Rastet e shumta në ditët e fundit kanë shqetësuar banorët, dhe si shkak kryesor të përhapjes thonë se janë rastet e fasonerive.

Shqetësimi është ndjerë në të gjithë qytetit, pasi një filial banke të nivelit të dytë në Krujës është mbyllur, pasi një nga familjarët e një prej punonjesve ka qenë i infektuar.

Të gjithë punonjësit e filialit të bankes do bëjnë testin. Po ashtu një fasoneri sot ka mbyllur aktivitetin, pasi një punonjëse ka rezultuar pozitive me COVID-19. Situata duket shqetësuese në Krujë nga rastet e shtuara ditët e fundit.

Një tjetër rekord është regjistruar sot në Shqipëri. Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar 69 persona. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bërë një thirrje bizneseve të zbatojnë rigorozisht protokollet e sigurisë dhe apelon qytetarët për masat e kujdesit vetjak pë të frenuar përhapjen e COVID-19. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID-19 dhe të prekur që nga nisja e pandemisë 1590.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne kruje koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 covid ne kruje koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll