Aktualitet

Sherr mes 6 personave në Tiranë, Policia arreston tre prej tyre: Konflikt për motive banale

15 Qershor 2020, 13:47 Nga DOSJA
Sherr mes 6 personave në Tiranë, Policia arreston tre prej tyre:

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot 3 persona të cilët janë përfshirë në një konflikt. Në një reagim për mediat, blutë e Tiranës bëjnë me dije se  pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ata kanë goditur me thike tre shtetas të tjerë.

Gjatë përlasjes shtetasit Xh. M. dhe M. Q. dhe D. M., kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Pas marrjes së informacioneve, Policia ka bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasve:  B. S., 44 vjeç,  Sh. S., 48 vjeç dhe E. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

“Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes disa personave. Përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në rrugën “Dritan Hoxha”, ku tre shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta dhe sende të forta shtetasit Xh. M. dhe M. Q. dhe D. M., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Pas një pune të mirorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasve:  B. S., 44 vjeç,  Sh. S., 48 vjeç dhe E. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjetin prerës (thikë) që përdorën autorët. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia tirane sherr në tiranë policia tirane sherr në tiranë

Sondazh

Poll